April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 22, 2026

Ballkani mposht Dritën në derbi dhe rikthehet në krye të Superligës

Ballkani ka regjistruar një fitore bindëse në derbin e xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës, duke e mposhtur Dritën me rezultat 3:0 dhe duke u rikthyer në vendin e parë të tabelës.

Ndeshja e zhvilluar të dielën në Suharekë, nisi në mënyrë perfekte për vendasit. Vetëm në minutën e tretë, Bleart Tolaj realizoi një supergol për epërsinë 1:0 të Ballkanit.

Skuadra e drejtuar nga Mislav Karoglan vazhdoi me lojë të sigurt dhe arriti ta dyfishojë avantazhin në minutën e 38-të, kur Arbër Potoku shënoi për 2:0. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e takimit.

Në pjesën e dytë, portokalletinjtë e menaxhuan mirë ndeshjen dhe e vulosën fitoren në minutën e 79-të. Pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga vendasit, Almir Kryeziu e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 3:0, ma asistim të Ribeiros.

Me këtë triumf, Ballkani rikthehet në krye të tabelës me 42 pikë, po aq sa ka edhe Drita, e cila tani renditet në vendin e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *