Presidenti i FFK-së, Agim Ademi pret në takim kryetarin e Rahovecit, flasin për infrastrukturën sportive

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Atdhe Rama, u pritëm në takim nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Me këtë rast, i përcollëm urimet më të përzemërta z. Ademi për rizgjedhjen e tij në krye të FFK-së, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese të mëtejshme në mandatin e ri për zhvillimin dhe fuqizimin e futbollit në Kosovë”, ka thënë Latifi.

Ai ka bërë me dije se gjatë takimit, me theks të veçantë u diskutua standardizimi i fushave të futbollit në komunën e Rahovecit sipas kritereve të UEFA-s.

“Morëm mbështetje të plotë nga federata për t’i shtyrë përpara këto projekte madhore që do të transformojnë infrastrukturën sportive në komunën tonë. Ditë të mira po vijnë për sportistët e Rahovecit! Bashkë, po ndërtojmë të ardhmen e sportit tonë”, ka thënë Latifi.

Ndërkaq, presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një postim në rrjetet sociale ka thënë se me Latifin zhvilluan një bisedë shumë konstruktive mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

“Diskutuam për iniciativa të përbashkëta që mund të kontribuojnë në zhvillimin lokal, me theks te mbështetja e aktiviteteve sportive si dhe projektet që krijojnë më shumë mundësi për të rinjtë dhe komunitetin e futbollit. U dakorduam që bashkëpunimi institucional të vazhdojë dhe të thellohet edhe më tej në të ardhmen, në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit të futbollit në komunën e Rahovecit”, ka shkruar Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *