Guardiola nuk dorëzohet pas 3:0: Rezultati është i rëndë, por nuk luajtëm aq keq

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka reaguar pas humbjes së thellë 3:0 ndaj Real Madrid, duke thënë se rezultati nuk pasqyron plotësisht atë që ndodhi në fushë.

“Rezultati është i qartë, por kanë mbetur edhe 90 minuta. Kam ndjesinë se nuk kemi luajtur aq keq. Ata patën tri raste në pjesën e parë dhe shënuan tri gola”, tha Guardiola.

Sipas tij, skuadra e tij arriti shpesh deri në zonën e rrezikshme, por i mungoi momenti vendimtar.
“Shumë herë arritëm deri te vija e fundit dhe kishim katër apo pesë lojtarë në zonë, por na mungoi pasimi i fundit. Nëse do të kishim shënuar një gol, gjithçka do të dukej ndryshe.”

Guardiola veçoi edhe paraqitjen e mesfushorit të Realit, Federico Valverde.
“Valverde është një lojtar fantastik. Mund të luajë në shumë role dhe ka shënuar gola shumë të bukur.”

Megjithatë, ai e pranoi se përmbysja do të jetë shumë e vështirë.
“Me tre gola diferencë është shumë e komplikuar, por do të përpiqemi me tifozët tanë për të bërë diçka dhe për t’i surprizuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *