Ademi takon ambasadorin e Irlandës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, priti sot në selinë e FFKsë ambasadorin e Irlandës për Kosovë, Ragnar Almqvist. Sipas njoftimit të FFKsë, Gjatë këtij takimi miqësor u diskutua për zhvillimin e futbollit dhe për bashkëpunimin e mundshëm ndërmjet dy federatave, si dhe për ndeshjet që i presin dy kombëtaret gjatë këtij viti.

Ambasadori Almqvist fillimisht shprehu vlerësimin e tij për arritjet e futbollit kosovar në vitet e fundit, duke theksuar se është ndjekës i madh i futbollit dhe se ka përcjellë me interes sukseset e Kosovës gjatë vitit të kaluar. Ai po ashtu theksoi se e kupton rëndësinë që ka muaji mars për Kombëtaren e Kosovës, në prag të ndeshjeve të rëndësishme që e presin.

Ambasadori irlandez u shpreh gjithashtu i emocionuar për faktin se gjatë këtij viti Kosova dhe Irlanda do të përballen në kuadër të garave ndërkombëtare, duke theksuar se këto ndeshje do të jenë një moment i veçantë për tifozët dhe për futbollin e të dy vendeve. Ai njëherësh shprehu gatishmërinë për të mbështetur dhe forcuar bashkëpunimin ndërmjet Irlandës dhe Kosovës në fushën e sportit.

Nga ana e tij, presidenti Ademi falënderoi ambasadorin Almqvist për vizitën dhe për mbështetjen që Irlanda i jep Kosovës, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve edhe përmes sportit.

Në fund të takimit, presidenti Ademi i dhuroi ambasadorit Almqvist një fanellë të Kombëtares së Kosovës, si shenjë mirënjohjeje dhe respekti për vizitën e tij në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *