Disiplinori i FFK-së e ndëshkon Prishtinën për veprimin e ‘Plisave’
Komisioni Disiplinor dhe Etikës i FFK-së e ka dënuar Prishtinën me dy ndeshje pa praninë e tifozëve për shkak se tifozët e saj ”Plisat” në ndeshjen Prishtina-Drita, kaluan rrethojat dhe hyn në fushë duke u vërsulur në drejtim të tifozëve mysafirë të cilët ishin të vendosur në tribunën e kundërt veriore me tendencë të përleshjes me ta. Sipas komisionit, pas ndërhyrjes së Policisë u evitua më e keqja. Klubi bardhekaltër për këtë lëshim në organizim është gjobitur edhe me 2000 euro.
