April 23, 2026

Desailly mbështet Vinicius: Problemi nuk është ai, por perceptimi ndaj tij

Ish-mesfushori francez Marcel Desailly ka dalë në mbrojtje të sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Jr., pas incidentit me anësorin e Benfikës, Prestiani, ku braziliani raportoi fyerje raciste dhe UEFA ndërmori sanksione.

“Jam i lumtur ta shoh Viniciusin të luajë dhe të festojë golat, veçanërisht tani që Mourinho ka ndryshuar qasjen ndaj këtij çështjeje. Nuk ka asnjë problem real me të. Problemi është perceptimi që ekziston për Viniciusin”, tha Desailly.

Ai shtoi se perceptimi i gabuar duhet të zhduket dhe se aktet raciste në stadiume janë të papranueshme: “Duhet të pranojmë se ka gjëra që duhet të ndryshojnë. Nuk është e drejtë që brenda një stadiumi të ndodhin këto gjëra”.

Për humbjen 1-0 ndaj Getafes, Desailly komentoi: “Në shpejtësinë e ekzekutimit, ekipi nuk duket i qetë, por Real Madrid ka individualitete të forta. Mendoj se duhet të tregojnë më shumë qetësi”.

Duke folur për Botërorin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada, ai theksoi: “Shitja e një numri rekord biletash është tashmë një sukses dhe kjo tregon se ndeshjet do të jenë të nivelit të lartë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *