April 23, 2026

Yamal, futbollisti më i çmuar në botë – Dembélé jashtë “top-10”

Lamine Yamal dhe Kylian Mbappé dominojnë skenën botërore. Pavarësisht gati një dekade
diferencë moshe dhe stileve të ndryshme, të dy janë protagonistë absolutë me klubet dhe
kombëtaret e tyre, ndërsa vlera respektive në treg rritet ndjeshëm. Sipas renditjes së “Football
Benchmark”, talenti i Barcelonës është futbollisti më i vlefshëm në botë, 286.8 milionë euro
(rreth 338 milionë dollarë). Mosha? Vetëm 18 vjeç.
Paraqitjet aktuale ndikojnë në primatin e tij. Yamal mban fanellën me numrin 10 te Barcelona,
është titullar i padiskutueshëm me Spanjën dhe u rendit i dyti për “Topin e Artë” 2025. Në
vendin e dytë është Mbappé me 232.2 milionë euro (rreth 274 milionë dollarë). Mosha? 27 vjeç.
Bashkimi me Real Madridin si lojtar i lirë e bëjnë pak të mundshëm një transferim të tij rekord
së shpejti.
Podiumin e mbyll Erling Haaland i Manchester City me rreth 243 milionë dollarë. Pas tyre vijnë
Jude Bellingham, Bukayo Saka, Florian Wirtz, Pedri, Michael Olise, Vinícius Júnior dhe Jamal
Musiala. Bie në sy mungesa e lojtarëve të Serie A dhe e përfaqësuesve të PSG, kampion në fuqi
i Europës. As fituesi i “Topit të Artë”, Ousmane Dembélé, nuk figuron në “top-10”.

Renditja e 10 lojtarëve më të kushtueshëm, sipas vlerës së tregut:

  1. Lamine Yamal – 286.8 M€
  2. Kylian Mbappé – 232.2 M€
  3. Erling Haaland – 231.0 M€
  4. Jude Bellingham – 199.0 M€
  5. Bukayo Saka – 156.5 M€
  6. Florian Wirtz – 154.5 M€
  7. Pedri – 154.5 M€
  8. Michael Olise – 149.0 M€
  9. Vinícius Júnior – 149.0 M€
  10. Jamal Musiala – 137.0 M€

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *