Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino uron presidentin Agim Ademi
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i ka dërguar një letër urimi presidentit Agim Ademi, me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës. Në letrën e tij, Infantino shpreh përshëndetjet dhe urimet më të ngrohta për presidentin e FFK-së dhe ekipin e tij, duke vlerësuar përkushtimin dhe kontributin e tyre të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit në Kosovë.
“Ju lutem pranoni përshëndetjet e mia më të ngrohta dhe urimet më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj. Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar për të gjitha përpjekjet tuaja, punën tuaj dhe kontributin tuaj të rëndësishëm në zhvillimin e sportit tonë dhe promovimin e vlerave të tij në Kosovë”, ka shkruar Infantino.
Presidenti i FIFA-s gjithashtu shpreh gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me FFK-në për rritjen dhe prosperitetin e futbollit kosovar në vitet e ardhshme.
Letra e plotë e Gianni Infantos:
I dashur President,
Ju lutem pranoni përshëndetjet e mia më të ngrohta dhe urimet më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si president i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Do t’ju isha mirënjohës nëse mund t’u përcillni urimet e mia edhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur bashkë me ju, ndërsa shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar për të gjitha përpjekjet, punën dhe kontributin tuaj të rëndësishëm në zhvillimin e sportit tonë dhe promovimin e vlerave të tij në Kosovë.
Duke ju dërguar juve dhe ekipit tuaj urimet e mia më të mira për këtë mandat të ri dhe çdo sukses për të gjitha sfidat që keni përpara, mezi pres, i dashur president, të vazhdojmë të punojmë me ju për rritjen dhe prosperitetin e futbollit në Kosovë në vitet në vijim.
I juaji në futboll,
Gianni Infantino,
President i FIFA-s
