April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 21, 2026

Lider i besuar i futbollit kosovar, Agim Ademi drejt mandatit të tretë në krye të FFK-së

Komuniteti i futbollit në Kosovë po shfaq një unitet të gjerë rreth vazhdimësisë institucionale në Federatën e Futbollit të Kosovës, me Agim Ademin që po shkon drejt mandatit të tij të tretë në krye të FFK-së.

Gjatë mandateve të deritanishme, FFK ka shënuar progres të dukshëm në shumë fusha, duke përfshirë forcimin e pozitës ndërkombëtare të futbollit kosovar, zhvillimin e garave vendore, investimet në infrastrukturë dhe mbështetjen e vazhdueshme për klubet dhe kategoritë e reja.

Mbështetja e gjerë nga klubet, shoqatat rajonale dhe akterë të tjerë të futbollit po shihet si dëshmi e besimit ndaj punës së bërë dhe vizionit për të ardhmen. Uniteti brenda komunitetit vlerësohet si faktor kyç për vazhdimin e reformave dhe avancimin e mëtejshëm të futbollit në vend.

Me fokus në stabilitet, zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz ndërkombëtar, mandati i tretë i Agim Ademit pritet të sjellë vazhdimësi të projekteve strategjike dhe hapa të rinj drejt forcimit të futbollit kosovar në të gjitha nivelet.

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës, do të mbahet nesër, derisa delegatët unanimisht janë përcaktuar që postin e kryetarit t’ja besojnë edhe për një mandat Agim Ademit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *