Batroviq kontakton presidentin e FFK-së, i thotë se është në dispozicion të tij

Ish-sulmuesi i spikatur i gjeneratës së artë të Prishtinës, malazezi Zoran Batroviq, iu ka ofruar për bashkëpunim presidentit të FFK-së, Agim Ademi. Futbolli.info mëson se legjenda e futbollit malazez, i cili ditët më të mira të karrierës i ka pasur në fanellën e Prishtinës në vitet e 80-ta, e ka përshëndetur Ademin dhe e ka vlerësuar për punën e madhe që ka bërë për futbollin e Kosovës. Ai, po ashtu, ia ka shprehur gatishmërinë Ademit  për të qenë në dispozicion për çfarëdo që i duhet për futbollin. Ndërkaq, Ademi e ka falënderuar shumë për përkrahjen dhe për gatishmërinë për të dhënë kontributin e tij për futbollin e Kosovës, duke i uruar të gjitha të mirat në vitin 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *