April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 15, 2026

Presidenti Ademi dhe ministri Çeku u pritën nga presidenti i UEFA-s, Çeferin

Presidenti Agim Ademi dhe ministri i Sportit, Hajrulla Çeku me bashkëpunëtorë, kanë takuar sot në selinë e UEFA-s në Nion, të parin e këtij institucioni, Aleksandër Çeferin. Temë diskutimi e këtij takimi ishte çështja e infrastrukturës së futbollit në të gjithë Kosovën. Me këtë rast, ministri Çeku e shpalosi planin 5-vjeçar të ministrisë që drejton për ndërtimin e stadiumeve të reja dhe renovimin e stadiumeve ekzistuese në vendin tonë. Sipas këtij projekti Kosova në të ardhmen do t’i ketë katër stadiume të kategorisë së katërt të UEFA-s, shtatë stadiume të kategorisë së dytë dhe 12 stadiume lokale. Presidenti i UEFA-s e vlerësoi projektin e paraqitur si shumë të mirë dhe theksoi se do të gjejnë rrugë për pjesëmarrje dhe mbështetje financiare të këtij projekti në kuadër të programit “HatTrick”, por edhe nga fonde tjera të UEFA-s. Presidenti Ademi dhe ministri Çeku e falënderuan kreun e UEFA-s për pritjen e ngrohtë dhe për gatishmërinë e tij për ta përkrahur idenë e këtij projekti në të gjitha format, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme që ai po i jep futbollit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *