February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Rrahmani fiton Superkupën e Italisë me Napolin

Napoli e ka fituar Superkupën e Italisë të hënën mbrëma.

Skuadra napolitane në finale e mposhti Bolognan me rezultatin, 2:0.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “King Saud University” në Riad të Arabisë Saudite.

David Neres shënoi supergol nga distanca në minutën e 39-të për 1:0.

Neres e realizoi edhe golin e dytë në minutën e 57-të.

Kapiteni i Kosovës, Rrahmani, e kompletoi ndeshjen.

Napolitanët në gjysmëfinale e eliminuan Milanin duke e mposhtur me rezultatin, 2:0.

Ndërsa Bologna në gjysmëfinale e mposhti skuadrën e Interit pas ekzekutimit të penalltive.

Për Napolin kjo është hera e tretë që e fiton Superkupën. Së fundi e fitoi në edicionin 1990/91.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *