February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Gjilani triumfon ndaj Prishtinës së Re

Gjilani e nisi furishëm ndeshjen, kur në minutën e 23-të Edi Basa shënoi një gol të bukur për ta hapur serinë e golave dhe për t’i kaluar vendasit në epërsi 1-0.

Vetëm pesë minuta më vonë, Basa realizoi golin e dytë, kësaj radhe pas një asistimi perfekt nga Albin Prapashtica.

‘Skifterat’ nuk i ndalen sulmet dhe në minutën e 37-të, Senad Jarovic realizoi për 3-0.

Krejt çfarë bëri Prishtina e Re në pjesën e parë ishte goli nga Toni Gomes në minutën e 45-të. Kësisoj 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 3-1 në të mirë të vendasve.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, me Gjilanin që kontrolloi ndeshjen duke ruajtur rezultatin.

Megjithatë krejt çfarë bënë mysafirët, ishte një gol në minutat e fundit për rezultatin përfundimtar 3-2.

Me këtë fitore Gjilani ka 26 pikë në pozitën e gjashtë, derisa Prishtina e Re mbetet e fundit në tabelë me 15 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *