July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Sabotohet BBC, tinguj të filmave porno para ndeshjes Wolverhampton-Liverpool

1 min read

Para fillimit të transmetimit të ndeshjes mes Wolverhampton dhe Liverpool në FA Cup, në “BBC” ka ndodhur një sabotim i vërtetë kur Gary Lineker dhe Alan Shearer po bisedonin, dëgjoheshin tingujt e filmave porno.
Lineker dhe Shearer, si dhe Paul Ince dhe Danny Murphy, të cilët ishin të pranishëm në studio ishin të habitur me atë çfarë po ndodhte.


“Unë nuk e di se kush po e bën atë zhurmë,” tha Lineker në transmetim kur u shfaqën zhurmat, teksa përgjigjej Shearer. “Dikush po i dërgon diçka në telefonin e dikujt mendoj. Një shaka, nuk e di nëse e keni dëgjuar në shtëpi.”


Lineker më pas zbuloi përmes Twitter-it se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë: televizioni kishtd rënë në “prank”, ku një celular i vjetër ishte ngjitur nën karrige dhe lëshonte zërat e filmave +18.
Një person që bën video me shaka të ndryshme në YouTube i njohur si ‘Jarvo’, më vonë pretendoi se ai e kishte organizuar këtë “prank”.


Ndërkohë, një zëdhënës i BBC-së tha në Twitter: “Ne i kërkojmë falje çdo shikuesi të ofenduar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të futbollit këtë mbrëmje. Ne po hetojmë se si ndodhi kjo”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *