July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Dalin video të reja: Xhaka i vërsulet i pari tifozit që sulmoi portierin

1 min read

Në derbin Tottenham – Arsenal, një tifoz i Tottenhamit e ka sulmuar portierin e Arsenalit, Aaron Ramsdale, pak momente pas përfundimit të kryendeshjes së javës në Premierligë e zhvilluar të dielën pasdite.

“Topçinjtë” fituan 0:2 ndaj “Spurs” duke bërë hap gjigant drejt titullit, e triumf ky që nuk i pëlqeu fare tifozëve të vendasve.

Situata u tensionua më pas, pasi u përfshinë edhe lojtarët e Tottenhamit, por që u qetësua shpejt pastaj, teksa lojtarët e Arsenalit shkuan për të festuar me tifozët e tyre.

Tifozi i Tottenham e goditi me shqelm Ramsdalen dhe u largua me shpejtësi në tribuna.

I pari që iu vërsul tifozit në shenjë proteste ishte mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili u pengua edhe nga pjesëtarët e sigurimit si dhe disa nga futbollistët.

Më poshtë mund të shihni pamjet amatore prapa portës ku ndodhi edhe incidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *