July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Shqipëri: Ish-futbollisti i Kosovës e vëllai i tij, përplasen fizikisht me drejtuesit e klubit

1 min read

Kategoria Superiore është futur në një vorbull të nxehtë me skuadra që luftojnë për kryesimin dhe të tjera për mbijetesën. Situata te Kukësi s’duket aspak pozitive me verilindorët në vendin e fundit me 16 pikë.


Si të mos mjaftonte kjo, një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur dje gjatë stërvitjes. Burime të besueshme bëjnë me dije për “Newsport.al” që Gjelbrim dhe Shqiprim Taipi janë përplasur me drejtorin sportiv Naim Halili. Një debat me tone të ashpra ka çuar gati në konfrontim fizik.

Kaq ka mjaftuar dhe menjëherë kanë ndërhyrë lojtarët e tjerë për të shuar gjakrat. Më pas është vendosur që të dy futbollistët të përjashtohen nga stërvitja. Tashmë pritet të shihet se çfarë do të vendosin drejtuesit me situatën që i ka dalë plotësisht nga duart. Zhvillime të reja priten në orët në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *