February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Chelsea turpëron Barcelonën në Champions League

Chelsea ka dhuruar një paraqitje spektakulare në raundin e pestë të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, duke mposhtur Barcelonën me rezultat të thellë 3:0 dhe duke lënë pa përgjigje ekipin e Hansi Flick.

Londinezët dominuan nga fillimi deri në fund, krijuan një numër të madh rastesh dhe mund të kishin realizuar edhe më shumë gola, pasi u anuluan tre gola gjatë ndeshjes. Rezultati u hap me një autogol të Koundé, ndërsa më pas shënuan Estevão dhe Liam Delap.

Barcelona vuajti dukshëm ndaj ritmit dhe agresivitetit të “Bluve”, ndërsa situata u rëndua edhe më shumë në minutën e 44-të kur kapiteni Ronald Araújo u ndëshkua me karton të kuq pas të dytit të verdhë, duke e lënë ekipin katalanas me një lojtar më pak.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea ngjitet në kuotën e 10 pikëve dhe përkohësisht pozicionohet në vendin e katërt të grupit. Ndërkohë, Barcelona mbetet me 7 pikë, çka e mban në pozitën e 15-të të renditjes së përgjithshme të fazës së grupeve.

Në ndeshjet e radhës, skuadra e Enzo Marescës udhëton në Bergamo për t’u përballur me Atalantën, ndërsa Barcelona do të kërkojë rehabilitim në Camp Nou ndaj Eintracht Frankfurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *