July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

L’Equip: Neymar është zhgënjimi më i madh në historinë e futbollit

1 min read

Pasi Paris Saint-Germain humbi 1:0 ndaj Rennes ditën e djeshme, mediat franceze u “kthyen” kundër Neymar, duke e vlerësuar atë si “zhgënjimin më të madh” në historinë e futbollit. Gazeta e njohur sportive L’Equipe drejtoi kritika të ashpra, duke i cilësuar 15 golat dhe 13 asistimet e tij në 22 ndeshje këtë sezon si “të parëndësishëm”.

“Ashtu si kundër Angers të mërkurën, braziliani ishte gjithmonë në kërkim të topit dhe donte ta zgjidhte vetë situatën. Rezultati i kësaj ishte shumë përmbysje dhe jo pak rrezik goli për Rennes. Performancë shqetësuese vetëm një muaj para ndeshjes me Bayernin. A e kuptojmë se Neymar, për sa i përket parave që PSG dha për ta blerë dhe rrogës që merr, është zhgënjimi më i madh në historinë e futbollit? Nuk e imagjinoj dot një rast tjetër si ky për sa i përket kostos”, thotë në komentin e tij gazetari Daniel Riolo.

PSG nënshkroi me Neymar pasi pagoi klauzolën e tij të blerjes prej 222 milionë euro në një lëvizje shokuese nga Barcelona në 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *