July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Dardanët U19 të gatshëm për paraeliminatoret e Evropianit të futsallit në Shkup

2 min read

Kombëtarja e Kosovës në futsall U-19 tash e katër ditë është duke u përgatitur për ndeshjet e rrethit paraeliminator për Kampionatin Evropian, të cilat zhvillohen në Shkup më 20 e 21 janar. Kosova bën pjesë në grup me Gjermaninë dhe Maqedoninë e Veriut, derisa tutje kualifikohet skuadra që e fiton grupin. Stërvitjet e Dardanëve U19 të futsallit po mbahen në palestrën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, derisa ekspedita e kombëtares udhëton të mërkurën në mesditë për në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, ku do t’i zhvillojë edhe dy stërvitje tjera para përballjes së parë me Gjermaninë, të premten në orën 17:00. Përzgjedhësi Suad Keçi është shprehur i kënaqur me kushtet e punës gjatë këtij grumbullimi si dhe me përkushtimin e lojtarëve për të dhënë më të mirën e tyre. Brengosëse për të mbetet fakti që shumicën e lojtarëve që ka në dispozicion janë pjesë e futbollit dhe gjatë këtyre ditëve është punuar shumë në aspektin taktik, por edhe në shpjegimin e rregullave të futsallit. Mirëpo, ai ka bërë të ditur se po thuajse me të nëjtin problem përballen edhe ekipet tjera, duke pasur parasysh se ka mungesë të lojtarëve nën 19-vjeç që janë pjesë e klubeve të futsallit. Ndërkaq, dy lojtarët e vetëm që janë pjesë e futsallit edhe me klubet e tyre, Elton Demaj dhe Jon Krasniqi janë shprehur optimistë për sukses në këtë rreth parakualifikues. Ata kanë thënë se edhe lojtarët e tjerë shumë shpejt janë ambientuar me lojën  e futsallit dhe bashkëpunimi mes tyre është shumë i mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *