April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 15, 2026

Arsenali ofron 80 milionë euro për Vlahovic

Arsenali humbi nga Chelsea në garën për transferimin e anësorit ukrainas Mykhailo Mudryk, por kjo nuk do t’i pengojë “Topçinjtë” që të përpiqen të sigurojnë përforcime cilësore në sulm. Arsenali është kryesues në tabelën e Premier Leagues dhe objektivi i tij i i ri është Dushan Vlahovic.

Arsenali ka përgatitur një ofertë për Juventusin me vlerë 80.000.000 euro për Dushan Vlahovic. Trajneri Mikel Arteta ka nevojë për një sulmues, pasi me Gabriel Jesus të lënduar, ka mbetur vetëm me Eddie Nketiah në dispozicion për atë pozicion.

Vlahoviq nuk është rikthyer ende në skuadrën e Juventusit pas Botërorit në Katar. Ai luajti 25 ndeshje për “Zonjën e vjetër” dhe shënoi 13 gola pas mbërritjes nga Fiorentina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *