February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Muhaxhiri: Agim Ademi, njeriu që e pa dritën aty ku të tjerët shihnin mjegull

Gazetari i njohur i RTK-së, Artan Muhaxhiri, në një postim në rrjetet sociale ka vlerësuar vizionin dhe rolin udhëheqës të presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, pasi që Kombëtarja e Kosovës arriti suksesin historik duke u kualifikuar në ‘Play-off’-in të FFK-së.

Postimi i plotë i Muhaxhirit:

AGIM ADEMI, NJERIU QË E PA DRITËN ATY KU TË TJERËT SHIHNIN MJEGULL

Në historinë e sportit, ka njerëz që vijne mes zhurmave,
polemikave, dyshimeve… por ecin para me qartesinë e atyre që nuk ndalen nga zhurma, sepse shohin më larg se turma.
Agim Ademi eshtë pikërisht një prej ketyre njerëzve.
Ai erdhi ne krye te FFK-se nê nje kohe kur secili kishte nje mendim, një kritike, një verdikt.
Por ai kishte diçka shume me te forte: nje vizion dhe nje cak të pandryshueshëm. Shpesh e targetuam, edhe unë, i madh e i vogel, kur përzgjedhësit nuk ishin të duhurit, kur rezultatet nuk ishin ato që dëshironim, kur emocionet shpërthenin e arsyeja fiket. Kjo eshtë natyra jonë si shoqëri. Por siç thoshte Nietzsche: rruga e njeriut që krijon eshtë gjithmonë më e veshtirë se rruga e atyre që giykojnë.

Agim Ademi zgjodhi pikërisht rrugen e krijimit. Dhe pikërisht atherë kur pak kush e priste, kur pak kush mendonte përtej ciklit te radhës te rezultateve, ai solli Franco Foden, nje emer qe kishte deshmuar veten me Austrine dhe që dukej si një endërr e larget per një vend të vogël si Kosova.

Sot, kur Foda po e shndërron Kombëtaren në një projekt serioz e te respektuar, shumekush harron te permende vizionin e njeriut që e solli. Shoqëria jonë duhet të mësohet se kritika eshtë e shendetshme, por vetem kur ka edhe konstruktivitet. Duhet të mësohemi të pranojmë suksesin e tjetrit, ta duartrokasim kur bën levizje të mira, te mos kursehemi me lavdërim kur meriton. Sepse ardhja e Franco Fodes s’ishte rastesi. Ishte një lëvizje e menduar, e shtyrë, e imponuar nga një president që e kishte të qartë se Kosova kishte nevojë për një mendje te ftohtë, një
strateg, një arkitekt që e ngre ekipin mbi emocione.

Koha po e deshmon: ishte gjetja e njeriut te duhur, ne kohen e duhur. Kosova u bë lajm botëror. Dhe në këtë moment të madh, ka pak rendësi nëse jemi në Botëror apo jo. Kosova sot eshté njé ide qé ecen perpara.
Një ide që kaloi SIloveninë e Suedine. Një ide që po e shtyn kufirin e vet më larg se ç’e kishim imagjinuar.
Dhe pas çdo ideje të madhe gëndron nje njeri që guxon.
Bravo Agim.
Sepse suksesi nuk ndodh
Suksesi ndërtohet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *