July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Potter flet për ardhjen e Mudryk: Tifozët do ta duan shumë

1 min read

Ditën që skuadra e Chelsea prezantoi Mykhailo Mudryk erdhi edhe fitorja në Premier League për “blues”, që mundën 1-0 Crystal Palace. Një fitore që është një frymëmarrje për trajnerin Graham Potter, që ishte në dilemë për të ardhmen e tij si trajner pas shumë rezultatesh zhgënjyese.

Gjithsesi, Potter e ka mirëpritur transferimin e 22-vjeçarit Mudryk, duke shpresuar që mesfushori ukrainas të jetë i rëndësishëm për skuadrën: “Nuk duhet të befasohemi nga merkato, pasi ndonjëherë ndodhin gjëra që nuk i pret. Mudryk është i ri dhe ka një të ardhme të ndritur përpara”.

Është një lojtar shumë i aftë në lojën një kundër një, sulmon fundoren dhe është i aftë edhe pranë portës. Më pëlqen fakti që është entuziast dhe mendoj se tifozët do ta duan shumë. Do të përpiqem t’i jap mbështetjen më të mirë të mundshme dhe mezi pres të punoj me të. Do të jem i lumtur nëse do të jem këtu gjatë, deri në fundin e kontratës së tij”, tha Potter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *