February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Maresca: Jemi në rrugën e duhur

Chelsea ka marrë një fitore të madhe në derbin londinez ndaj Tottenham-it, një triumf që i ngjit “Blutë e Londrës” në kuotën e 17 pikëve, po aq sa edhe kundërshtari i tyre.

Pas ndeshjes, trajneri Enzo Maresca u shfaq i kënaqur me mënyrën se si skuadra e tij reagoi në fushë dhe me rezultatin e arritur.

“Një fitore kundër Tottenham, pa pësuar gol, na bën të lumtur. Ishte një performancë e mirë dhe për të fituar ndeshje të tilla duhet të luash mirë. Ishim të guximshëm në lojën me dhe pa top, krijuam shumë raste. Jemi shumë të lumtur — për ne dhe për tifozët. Fituam një derbi dhe vazhdojmë përpara”, tha ai.

Trajneri italian theksoi se stabiliteti mbetet fjala kyçe për Chelsean në vazhdim të sezonit.

“Duhet të bëhemi më të qëndrueshëm për të qenë më afër majës. Këtë ua them gjithmonë lojtarëve. Kemi kaluar nga vendi i njëmbëdhjetë në të katërtin — është çështje ekuilibri. Mendoj se jemi në rrugën e duhur”, shtoi ai.

Maresca ndaloi edhe te individualitetet e skuadrës, duke vlerësuar veçanërisht mesfushorin Moises Caicedo dhe mbrojtësin Fofana.

“Caicedo është i jashtëzakonshëm, në të njëjtin nivel me Rodri, si një nga mesfushorët mbrojtës më të mirë në botë. Edhe Fofana është një mbrojtës i nivelit të lartë për ne”, tha Maresca.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea duket se ka gjetur më në fund balancën që i ka munguar në fillim të sezonit dhe, sipas trajnerit Maresca, rruga drejt qëndrueshmërisë është tashmë e hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *