February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Zyrtare: Tahir Lushtaku emërohet trajner i ri i KF Trepça

KF Trepça ka njoftuar se nga sot, Tahir Lushtaku është trajneri i ri i skuadrës.

“Ky vendim vjen pas një periudhe ku klubi kërkoi ndryshim dhe freski, si dhe për të rikthyer stabilitetin brenda grupit. Lushtaku pritet të sjellë përvojën e tij në punën me lojtarët, duke u fokusuar në ndërtimin e një skuadre kompakte dhe të organizuar,” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Në deklaratën e parë si trajner i “xehetarëve”, Lushtaku u shpreh: “Falënderoj klubin për besimin. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbart kjo fanellë. Faleminderit presidentit të klubit, z. Nexhmedin Haxhiu, si dhe Ajet Shoshollit dhe Rafet Prekazit. Do të jap maksimumin për të rikthyer energjinë, besimin dhe rezultatet pozitive. Trepça është klub i madh me histori dhe potencial. Me punë dhe përkushtim do të mundohemi ta tregojmë këtë në fushë.”

Pas 15 xhirove në Ligën e Parë, Trepça renditet në vendin e 9-të me 23 pikë, duke mbetur 11 pikë larg objektivit për t’u rikthyer në Superligë, ndërsa Vushtrria kryeson tabelën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *