July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Shpjegohet pse VAR e pranoi golin e Bruno Fernandes pavarësisht se Rashford ishte jashtë loje

2 min read

Goli i barazimit të Bruno Fernandes në derbin e Mançesterit u dha nga VAR pavarësisht se Marcus Rashford ishte në pozicion jashtë loje.

Reprezentuesi portugez e riktheu Manchester Unitedin në lojë në minutën e 78-të, pasi gjeti rrjetën nga asistimi i Casemiro.

Braziliani luajti një top për Rashford, i cili ishte në pozicion jashtë loje, por sulmuesi anglez nuk e preku topin dhe përkundrazi ia la atë Fernandesit, i cili gjeti pjesën e pasme të rrjetës me një goditje nga afër zonës.

Pavarësisht se gjyqtari anësor e ngriti flamurin fillimisht për pozicion jashtë loje, pasi u konsultua me gjyqtarin e VAR-it, Stuart Atwell, kryesori dha golin pasi Rashford nuk e preku topin dhe as nuk ndërhyri me ndonjë nga mbrojtësit e Manchester City. Mysafirët mbetën të tërbuar pasi goli i mesfushorit u pranua.

Liga Premier u shpjegoi transmetuesve televizivë pas ndeshjes se “flamuri u ngrit, gjyqtari dhe gjyqtari i VAR patën një bisedë, ku nuk menduan se topi u prek nga Rashford dhe nuk kishte ndikim në aftësinë e mbrojtësit për të luajtur topin. VAR nuk mund të gjente prova të një gabimi të qartë dhe të dukshëm, kështu që mbështeti golin”.

Vetëm tre minuta pas golit të barazimit të Brunos, Rashford shënoi golin e fitores për Djajtë e Kuq nga asistimi i Alejandro Garnacho, i cili konfirmoi tre pikët vendimtare për skuadrën e tij.

Djajtë e Kuq tani kanë 38 pikë nga 18 ndeshje, një pikë më pak se skuadra e Pep Guardiolës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *