Brightoni mposht me rezultat të thellë Liverpoolin

Brightoni ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Liverpoolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Ligën Premier.
Ekipi i Jurgen Klopp është mposhtur në udhëtim te Brigtoni, duke marrë humbjen e parë pas katër fitoreve radhazi.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët edhe krijuan raste të shumta për gol.
Megjithatë, 45 minutat e parë përfunduan pa gola dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të pastër.
Në pjesën e dytë, Brightoni hyri fuqishëm duke shënuar dy gola të shpejtë, duke ia pamundësuar lojën Liverpoolit, teksa më vonë shënoi edhe të tretin për të siguruar fitoren e madhe.
Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 47-të me anë të Solomon March, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Kaoru Mitoma, ndërsa i njëjti lojtar shënoi një gol të bukur në minutën e 53-të për epersinë 2-0.
Në minutën e 82-të ishte Danny Welbeck, i cili shënoi për rezultatin 3-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Pas kësaj fitore, Brightoni e sheh veten në pozitën e shtatë me 30 pikë, ndërsa Liverpooli renditet i teti me 28 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Reds e presin Chelsean, ndërsa Brigtoni udheton te Leicester City.