Manchester United triumfon me përmbysje spektakolare ndaj Cityt

Manchester United realizoi fitoren e nëntë radhazi në të gjitha garat dhe iu kundërpërgjigj rivalëve të qytetit, Manchester Cityt me një triumf 2:1 në derbi në ‘Old Trafford’. Me një kthesë në katër minuta në fund, me golat e Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford, “djajtë e kuq” erdhën në fitore.
Manchester City kaloi në epërsi me golin e Jack Grealish në minutën e 60-të, i asistuar nga De Bruyne.
Në minutën e 78-të, Bruno Fernandes barazoi dhe mysafirët kundërshtuan duke kërkuar një pozicion jashtë loje në të cilin ishte gjetur më parë Marcus Rashford. Por ai nuk luajti me top, ia la portugezit që të shënojë gol.
Marcus Rashford siguroi një kthesë të plotë katër minuta më vonë, për rezultatin përfundimtar