July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Rama: Stadiumi i ri i kryeqytetit të jetë si ky olimpik në Stamboll

1 min read

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se po shohin mundësinë që stadiumi i ri i kryeqytetit të jetë si Stadiumi Olimpik në Stamboll.

Rama e ka vizituar këtë stadium bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Së bashku me Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës  Agim Ademi, vizituam Stadiumin Olimpik në Stamboll, në të cilin UEFA parasheh që të luhet finalja e Ligës së Kampionëve dhe disa ndërtesa të tjera të rëndësishme. Eksploruam mundësitë dhe idetë që Stadiumi i Ri i Kryeqytetit i cili do të ndërtohet në Kampusin e Sporteve në Bërnicën e Poshtme, të jetë i këtij niveli. Ky Stadium do të jetë në shërbim të ekipeve kombëtare dhe të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *