July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Klopp sërish në “luftë” me gazetarët: Kemi kaq shumë para, nuk dimë çfarë të bëjmë me to!

1 min read

Jurgen Klopp u mërzit nga një pyetje e re në lidhje me nënshkrimet e mundshme të Liverpool-it, duke nisur një “leksion” për gazetarët pasi u pyet në një konferencë për shtyp.

“The Reds” shpenzuan shumë në merkaton e verës duke sjellë Darwin Nunez nga Benfica, ndërsa nënshkruan edhe me Cody Gakpo nga PSV Eindhoven në merkaton e dimrit, pas së cilës gjermani duhej të theksonte se klubi duhej të fitonte para për çdo marrëveshje.

“Cila do të ishte arsyeja që ne të kishim para të çmendura dhe të mos blinim lojtarët që janë në dispozicion? Atë mendim keni për mua? Pas gjithë këtyre viteve? Pse pyesni kur tashmë e keni përgjigjen. Nuk e kuptoj, vërtet. Ju e dini përgjigjen. Dhe nëse ju përgjigjem: ‘Jo, jo, ne kemi para në bankë, shumë, nuk dimë çfarë të bëjmë me to, nuk kemi nevojë për lojtarë’. Krahas kësaj, ne kemi problem që katër sulmues tanë janë të lënduar. Nëse blejmë një tjetër, kur të kthehen do të kemi shtatë sulmues. Nuk i fusim dot as në listën e Ligës së Kampionëve! Prandaj duhet marrë një vendim. Zgjidhja e problemit të lëndimeve me transferime nuk është zgjidhje. Ndonjëherë duhet, por tregu nuk është gjithmonë zgjidhja”, tha Klopp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *