Son beson në mrekulli: Mund ta fitojmë titullin

Klasifikimi i Premier League shikon Arsenal-in në krye me 17 ndeshje të luajtura dhe 44 pikë të grumbulluara. Megjithatë, në shtëpinë e Tottenham-it, duket se ka shumë besim në luftën për titull pavarësisht disavantazhit prej 11 pikësh (me një ndeshje më shumë).
Të paktën nga ana e sulmuesit Son, i cili, siç ka bërë të ditur The Sun, ka folur në mënyrë shumë të bindur në prag të ndeshjes së madhe të kampionatit pikërisht kundër Topçinjve të dielën.
“Sinqerisht nuk i japim përparësi Kupave, edhe pse e dimë se Premier League është e gjatë dhe gjithçka mund të ndodhë. Janë edhe Chelsea me Liverpool-in që shtyjnë. Ka shumë ndeshje dhe unë mendoj se mund ta fitojmë Premier League sepse kemi një grup shumë të mirë dhe pozitiv lojtarësh”, ka thënë Son.
Më pas, në lidhje me derbin e Londrës kundër Arsenal-it të dielën: “Derbi është sigurisht special, një ndeshje unike edhe për tifozët. Do të japim gjithçka në fushë për të fituar”.