Llapi përforcohet me mesfushor

Skuadra e Llapit e ka marrë shumë seriozisht afatin kalimtar të janarit. Trajneri Tahir Batatina ka prezantuar sot një tjetër përforcim.
Bëhet fjalë për mesfushorin Egzon Qerimi që në vjeshtë ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës.
Postimi i plotë i Llapit:
Mesfushori qëndror vjen tek Llapi pas një eksperience me Dukagjinin e Klinës
KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin qëndror, Egzon Qerimi.
29-vjeçari rikthehet në ekipin e vendlindjes pas disa viteve të kaluara në KEK, Onix, Arbëri, Ulpianë e së fundmi në Dukagjinin e Klinës.
Qerimi do bashkohet sot me ekipin në përgatitje për edicionin pranveror dhe do jetë përforcim për mesfushën e ekipit.