July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Zbulohen ofendimet skandaloze ndaj Messit në Barcelonë: Jemi lodhur nga shantazhet e “xhuxhit hormonal”

2 min read

Një seri e re zbulimesh për qëndrimin e disa prej ish-drejtuesve të Barcelonës ndaj Lionel Messit ka trazuar shpirtrat në Spanjë. Revista katalanase ‘El Periodico’ publikoi pjesë të një bisede në WhatsApp midis presidentit të fundit të klubit Josep Maria Bartomeu dhe kreut të departamentit juridik Roman Gomez Ponti.
Ky i fundit e ofendon hapur Messin në mesazhet e tij, duke e quajtur “xhuxh hormonal” dhe “miu i kanaleve”.

Më 22 mars 2020, Gómez Ponti i shkroi një email Bartomeut me një propozim për të ulur pagat e futbollistëve për shkak të pandemisë në rritje Covid-19.

“Nuk do të ishte ide e keqe të publikoheshin kontratat miliona dollarëshe të skuadrës së parë, në mënyrë që njerëzit t’i kritikojnë publikisht”, i shkroi ai presidentit të atëhershëm të klubit.

‘El Mundo’ publikoi një pjesë të kontratës së Messit më 31 janar 2021, e cila shkaktoi një skandal dhe policia në Spanjë është ende duke hetuar rastin “Barcelogate”, lidhur me pretendimet se ish-drejtuesit e Barçës zbuluan informacione konfidenciale për kontratat e Lionel Messit dhe Gerard Pique.

Pasi u bë publike kontrata e argjentinasit, Bartomeu u bombardua me pyetje rreth asaj që po ndodhte, me Gomez Ponti që i shkruante atij: “Barto, vërtet, nuk mund të jesh një njeri aq i mirë me atë miun e kanalit. Klubi i dha gjithçka dhe ai iu përkushtua imponimit të një diktature të transferimeve”.

“Jemi të sëmurë dhe të lodhur nga shantazhet dhe vrazhdësia e këtij xhuxhi hormonal ndaj të gjithë neve që punojmë në klub. Ai ia ka borxh jetën Barcelonës. Shpresojmë që ai të marshojë mes indiferencës së njerëzve, gjë që është më e keqja që mund t’i ndodhë,” i shkroi Gomez Ponti Bartomeu dhe të tjerëve në drejtimin e klubit në atë kohë.

Tashmë hetimet e autoriteteve spanjolle për këtë rast vazhdojnë dhe nëse fajësia e ish-drejtuesve të Barcelonës vërtetohet, ata do të përballen me dënim të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *