Arteta: Duam ta testojmë veten kundër një rivali serioz si Atletico Madrid
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, në konferencën për shtyp para përballjes së sotme me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve, tha se skuadra e tij do të ketë mundësinë të “testojë” veten kundër një kundërshtari shumë të fortë.
“Diego Simeone e di saktësisht se çfarë po bën dhe e bën punën e tij shumë mirë. Atletico është një ekip shumë i fortë, një provë e vërtetë e aftësive tona në këtë fazë të sezonit. Detyra jonë është e qartë, të jemi të përqendruar dhe të përpiqemi të fitojmë”, tha Arteta.
Ai shtoi se nuk ka presion mbi Gyokeresin, i cili po punon shumë për t’u përmirësuar dhe për të shënuar më shumë gola.
“Kemi një nisje të mirë në Ligën e Kampionëve dhe duam të vazhdojmë në të njëjtin stil. Çdo ndeshje në këtë nivel është e rëndësishme. Shpresojmë të festojmë në fund”, shtoi trajneri i “Topçinjve”.
Arsenal vs Atletico Madrid
Sonte, ora 21:00
UEFA Champions League
