July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Ronaldo ia shiti “Topin e Artë” njeriut më të pasur të Izraelit

1 min read

Trofeu i “Topit të Artë” për edicionin 2013 i është shitur për qëllime bamirësie njeriut më të pasur të Izraelit në 2017-ën. “Marca” zbuloi dje se trofeun e fituar mes polemikave nga Cristiano Ronaldo sot e gëzon Idan Ofer.

Pas ceremonisë mësohet se Ronaldo ka dashur që të dërgojë të gjitha fondet e fituara nga ankandi i trofeut të përfolur për fondacionin “Make-A-Wish”. Ankandi i mbajtur në Londër zgjati pak pasi askush nuk kaloi oferëtn e 600.000 mijë eurove të bërë nga Ofer.

“Topi i Artë” i 2013-ës ka qenë njëri prej më të përfolurve në vitet e fundit për mënurën si rrodhën ngjarjet. Në atë vit Bayern ishte fitues i të gjitha trofeve në nivel klubesh dhe Ribery ishte mjaft afër çmimit prestigjoz, por FIFA vendosi që të rihapë votimin pas kualifikimit që arriti Portugalia (falë golave të Ronaldo-s) në ndeshjen play-off përballë Suedisë në Botërorin “Brazil 2014”. Në këtë pikë ndryshoi gjithçka dhe trofeu i shkoi portugezit, i cili ka fituar gjithsej 5 herë çimin e dhënë nga “France Football”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *