July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Gabriel Jesus flet për dëmtimin, tregon kur rikthehet

1 min read

Skuadra e Arsenalit po bën ecurinë më të mirë në historinë e klubit në Premier League. Ekipi londinez ndodhet në krye të renditjes dhe numëron 5 pikë më shumë se sa Manchester City ndjekës në vend të dytë. E për këtë ecuri historike, rol të madh ka luajtur edhe sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus.

5 gola dhe 5 asiste në 15 ndeshjet e para të sezonit, ishin një statistike e kënaqshme për Gabriel Jesus, me brazilianin që u bë sulmuesi kryesor i “Gunners”. Por gjatë botërorit, 25-vjecari pësoi një dëmtim në gju dhe ishte i detyruar të operohej.

Klubi i Arsenalit, bashkë me trajnerin Mikel Arteta, nuk kanë dhënë një datë konkrete se kur mund të rikthehet Gabriel Jesus në fushat e blerta. Por për këtë gjë, ka menduar vetë Jesus, i cili me anë të një foto të postuar në faqen e tij në Instagram, ka lumturuar tifozët e Arsenalit.

“Edhe 5 javë”, shkroi Gabriel Jesus, krahas një fotoje ku shihet duke u stërvitur në palestër. Aktualisht, rolin e Gabriel Jesus e ka marrë Eddie Nketiah, i cili po tregon një formë të jashtëzakonshme. Edhe në ndeshjen e fundit në FA Cup kundër Oxford, Nketiah shënoi 2 gola në fitoren 0-3 të Arsenalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *