June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Xhiro e katërt në Superligë zhvillohet sot, vëmendja në mbrëmje ku përballen Prishtina – Drita

Futbolli kosovar është rikthyer pas pushimit dy javor për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve dhe sot zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së katërt në Albi Mall Superligë.

Katër duele do të zhvillohen gjatë ditës me fillim nga ora 15:00, derisa ai kryesori i xhiros në në mbrëmje me fillim 20:15.


Gjilani para adhuruesve të vet pret Malishevën dhe kërkon fitoren e radhës, derisa mysafirët kërkojnë këndelljen pas një starti të dobët.

Ballkani është nikoqir i Drenicës dhe dy skuadrat kërkojnë të marrin pikë, derisa interesant pritet të jetë edhe sfida mes Dukagjinit dhe Ferizajt që zhvillohet në Klinë.

Prishtina e Re pret Llapin në Lipjan, ku dy skuadrat kanë nevojë për fitore.

Padyshim që sfida më e rëndësishme e xhiros zhvillohet në kryeqytet, ku Prishtina pret Dritën në derbin e madh kosovar.

Dy skuadrat kërkojnë fitore, derisa stadiumi ‘Fadil Vokrri’ pritet të jetë i stërmbushur me adhuruesit e dy skuadrave. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *