June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Ademi pas shortit të Conference League: Pjesëmarrja e Dritës është promovim i futbollit tonë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar pas shortit të fazës së ligës në UEFA Conference League, ku për herë të parë do të garojë kampioni i Kosovës, FC Drita.

Në një postim në rrjetet sociale, Ademi ka theksuar se shorti i mbajtur të premten në Monaco është një moment historik për futbollin kosovar. Ai ka thënë se pjesëmarrja e Dritës në këtë garë prestigjioze është një promovim i madh për futbollin e vendit në arenën evropiane.

“Sot në Monaco mora pjesë në shortin e fazës së ligës në UEFA Conference League, ku për herë të parë në historinë e tij, kampioni ynë FC Drita do të garojë mes më të mirëve. Në këtë garë prestigjioze, Drita do të ketë përballë ekipe të njohura, si AZ Alkmaar, Omonia, Rayo Vallecano, KuPS Kuopion, Shelbourne dhe Shkëndija e Tetovës. Pjesëmarrja e Dritës në këtë garë është promovim i mirë i futbollit tonë në arenën evropiane, që po vazhdon të rritet dita-ditës dhe të bëhet pjesë e rëndësishme e hartës së futbollit evropian. I uroj suksese Dritës dhe besoj fuqishëm se do të na përfaqësojë denjësisht dhe me krenari në këtë garë”, ka shkruar Ademi.

Shorti i sotëm e ka vendosur Dritën në një grup ku përveç rivalëve të fuqishëm, do të ketë edhe përballje mes skuadrave shqiptare, pasi pjesë e kundërshtarëve të klubit gjilanas është edhe Shkëndija e Tetovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *