Shorti i Ligës së Konferencës: Drita dhe Shkëndija mësojnë rivalët në fazën e grupeve
Në Monaco është hedhur shorti i fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, ku këtë edicion do të përfaqësohen dy ekipe shqiptare: kampioni i Kosovës, Drita, dhe Shkëndija e Tetovës.
Drita, që mbrëmë shkroi historinë duke u kualifikuar për herë të parë në këtë fazë të garës, do të ketë përballë emra të fortë të futbollit evropian.
Kundërshtarët e Dritës: AZ Alkmaar, Rayo Vallecano, Omonia, KuPS Kuopio, Shkëndija, Shelbourne.
Ndërkohë, edhe Shkëndija ka mësuar kundërshtarët e saj, ku përballjet e ardhshme premtojnë emocione të mëdha për skuadrën tetovare.
Kundërshtarët e Shkëndijës: Slovan Bratislava, Rayo Vallecano, Jagellonia, Drita, Shelbourne, AEK Larnaca.
Përballja mes dy skuadrave shqiptare, Drita – Shkëndija, pritet të jetë një nga ndeshjet më të veçanta dhe më emocionuese për tifozët shqiptarë kudo që janë.
