July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Aguero rikthehet sërish në futboll, nënshkruan për Barcelonën

1 min read

Sergio Aguero do të luajë sërish futboll. Argjentinasi doli në pension në dhjetor 2021 për shkak të problemeve me zemrën. Një vit më vonë, mjekët e lejuan të luante sërish futboll.

Sergio Aguero, golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester Cityt, vendosi të pranojë ofertën e klubit ekuadorian Barcelona Guadalquil.

“Mezi pres të luaj dhe të shijoj sërish futbollin. Kam ndihmën e një kardiologu, ndihem mirë dhe tashmë kam filluar stërvitjen, ndaj do të mund të luaj për bardhezinjtë. Shpresoj që të shijoj sërish futbollin. Ndihem mirë, kam futur një çip që kontrollon rrahjet e zemrës, në mënyrë që të luaj. Kështu që për 15 ditë do të luaj një ndeshje me miqtë e mi nga Barcelona e Spanjës”, zbuloi Aguero.

Sulmuesi i madh në karrierën e tij ka luajtur për Independiente, Atlético Madrid, Manchester City dhe Barcelona. Në nivel klubesh, ai shënoi 385 gola në 685 ndeshje, ndërsa për Argjentinën ai shënoi 41 gola në 101 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *