Aguero ‘befason’ të gjithë – ‘rikthehet’ sërish për të luajtur futboll

Sergio Aguero do të luajë sërish futboll.

Ky informacion tronditi lajmet e futbollit pasi argjentinasi u detyrua t’i jepte fund karrierës së tij si lojtar sezonin e kaluar për shkak të problemeve me zemrën.

Aguero do të performojë më 28 janar si yll mysafir i “Yellow Night” [Natës së Verdhë] dhe do të luajë për ekipin Barcelona Guayaaquil nga Ekuadori kur të prezantohet skuadra për sezonin e ri të këtij klubi.

Vetë Aguero konfirmoi praninë e tij në një bisedë me ekuadorianin e nacionalizuar me origjinë argjentinase, Carlos Alejandro Alfaro Moreno, ish-futbollist, gazetar dhe president aktual i klubit.

“Mezi pres të jem atje dhe të argëtohem. Kam pasur një takim me kardiologun, jam shumë mirë dhe tashmë kam filluar stërvitjen, kështu që do të mund të luaj në “Yellow Night” [Natën e Verdhë].

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *