November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  
November 13, 2026

Kur urrejtja bëhet normë dhe vlerësimi turp: Sindroma e vetëpërbuzjes kolektive

Nuk ka popull që e përbuz veten më shumë se ne. Askush s’na del i mirë: as në politikë, as në sport, as ndër liderët që dikur i kemi duartrokitur. As Ibrahim Rugova, as Hashim Thaçi, as Ramush Haradinaj, as Fadil Vokrri, as Agim Ademi. Të gjithë gjykohen me mllef, përbuzje dhe harresë.

Studiot tona janë mbushur me “analistë” që nuk analizojnë veç shpifin, hedhin vrer, e baltosin këdo që s’u shkon për shtat. Nuk ka kritikë të ndershme, nuk ka edukim publik veç linçim, etiketim dhe urrejtje të organizuar.

Në vend që të mësojmë të vlerësojmë kontributin, gabimet e sukseset, ne po ushqejmë një kulturë ku kushdo që del përpara, bëhet shënjestër. Po të dëgjosh disa, del që më mirë të mos ekzistojë askush!

(Opinion nga kreu i Dardanëve, Lulzim Berisha)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *