PSG bën hap të madh drejt finales, triumfon në Londër ndaj Arsenalit
PSG players celebrate after Ousmane Dembele scored the opening goal during the Champions League semifinal first leg soccer match between Arsenal and Paris Saint-Germain at Arsenal Stadium in London, England, Tuesday, April 29, 2025. (AP Photo/Kin Cheung)
Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Arsenalin me rezultat minimal 0-1 në stadiumin “Emirates”. Kampioni francez tashmë ka një mundësi të artë për të siguruar finalen, nëse e konfirmon paraqitjen e shkëlqyer edhe në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në “Parc des Princes”.
Kjo ishte humbja e parë për Arsenalin në shtëpi në Ligën e Kampionëve pas 11 ndeshjeve radhazi pa disfatë. Sulmi i ekipit londinez nuk arriti ta mposht portierin italian Gianluigi Donnarumma, i cili shkëlqeu me disa pritje vendimtare, njësoj si në paraqitjet e tij të mëhershme në Angli, duke qenë hero i vërtetë për “parizienët”.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 4-të. Osman Dembélé, që ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, shfrytëzoi një asistim nga Khvicha Kvaratskhelia në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetën e portierit Raya. Loja ishte shumë dinamike dhe me intensitet të lartë, por përkundër rasteve të shumta, nuk pati më gola.
Arsenali arriti të shënojë në minutën e 47-të përmes Mikel Merino, pas një goditjeje me kokë nga një këndore, por goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Në pjesën e dytë të dy skuadrat ushtruan presion, por mungoi efikasiteti. Donnarumma ishte vendimtar për PSG-në me pritjet e tij, ndërsa në anën tjetër, shtylla i mohoi një gol të sigurt lojtarit të Arsenalit, Fabián Ruiz.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 7 maj në Paris. Në gjysmëfinalen tjetër të Ligës së Kampionëve përballen Barcelona dhe Interi.
