CR7 dhe privilegjet absurde nga Al Nassr: tre restorante vetëm për të

Portuguese forward Cristiano Ronaldo (C-L), accompanied by his partner Georgina Rodriguez (C-R) and his son Cristiano Ronaldo Jr, greets the crowd at the Mrsool Park Stadium in the Saudi capital Riyadh on January 3, 2023, upon his presentation as an Al-Nassr player. (Photo by FAYEZ NURELDINE / AFP)

Jo vetëm privilegjin për ndryshimin e ligjeve të vendit, por edhe mijëra avantazhe të tjera. Ai që i ka siguruar një kontratë të tillë Cristiano Ronaldo-s ka realizuar pa asnjë dyshim marrëveshjen e shekullit.

Përtej aspektit ekonomik, 200 milionë euro në sezon, ndërmjetësi i transferimit ka arritur të sigurojë edhe disa privilegje të paimagjinueshme për klientin e tij.

Klubi i ri i Cristiano Ronaldo-s i ka vënë në dispozicion futbollistit një pallat luksoz në kryeqytetin Riad. Përveç ndërtesës përrallore, kampioni portugez do të ketë edhe privilegje të tjerë ekskluzive.

Është e lehtë të imagjinohet se të gjithë pjesëtarët e familjes do të shoqërohen nga një agjenci sigurie private që do të ndjekë çdo hap të familjes së Ronaldo-s.

Pesë jerë fituesi i Topit të Artë ka në dispozicion pesë makina që mund t’i përdorë sipas qejfit, një supermarket privat, dhe një dyqan me akses ekskluziv.

Gjithashtu, lojtari ka në dispozicion tre restorante të vlerësuar me yje dhe ka kërkuar dhe marrë një pishinë olimpike, dy fusha futbolli, një fushë basketboli dhe dy palestra të pajisura me gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *