July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Juventusi i pandalshëm, shënon fitoren e tetë radhazi në Serie A dhe ngjitet në vendin e dytë

1 min read

Juventusi ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.

“Zonja e Vjetër” triumfoi minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj Udineses, në kuadër të javës së 17-të në Serie A.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 86-të të ndeshjes nga Danilo, i cili u asistua nga Chiesa.

Kësisoj, Juventusi e merr përkohësisht pozitën e dytë në renditjen tabelare me 37 pikë, katër më pak se Napoli dhe një më shumë se Milani, që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Udinese që nuk di për fitore tash e një kohë të gjatë mbetet e teta në tabelë me 25 pikë gjithsej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *