Malisheva mposht liderin
Skuadra e Dritës është mposhtur nga Malisheva të dielën pasdite me rezultatin, 1:0.
Kjo ndeshje i takoi javës së 28-të të elitës së futbollit kosovar.
Golin e fitores për Malishevën e realizoi Besnik Ferati në minutën e 45-të.
Për skuadrën gjilanase ishte disfata e dytë rresht në të gjitha garat.
Të mërkurën Drita u mposht nga Prishtina me rezultatin 1:0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës.
Ndërkohë për Malishevën ishte fitorja e dytë rresht në ligë.
Drita pavarësisht humbjes e mban pozitën e parë më 60 pikë.
Dhjetë pikë më pak i ka Ballkani në vendin e dytë.
Malisheva është e treta me 47 pikë.
