April 19, 2025

Cannavaro shkarkohet nga Dinamo Zagreb pas 3 muajsh

Fabio Cannavaro (51-vjeç) nuk është më trajner i Dinamo Zagrebit. Nuk dihet se kush do ta drejtojë Dinamon ndaj Osijekut në xhiron e 29-të të kampionatit kroat, të shtunën.

Canavero u shkarkua pas pak më shumë se tre muajsh në krye të skuadrës. Ky është shkarkimi i tretë te Dinamo këtë sezon. Klubi kroat e nisi sezonin me Sergej Jakiroviq, i cili më pas në shtator u zëvendësua nga Nenad Bjelica. Cannavaro mbërriti në Zagreb më 29 dhjetor të vitit të kaluar. Ai nënshkroi kontratë me Dinamon deri në verën e vitit 2026. Supozohet se Cannavaro kishte një pagë vjetore prej 1.5 milionë euro te Dinamo dhe stafi i tij 500 mijë euro në vit.

Italiani humbi 3:0 nga Istra në xhiron e 28-të, duke e lënë kampionin në fuqi tetë pikë prapa liderit Hajdukut dhe shtatë pikë pas Rijekës, kur kanë mbetur edhe tetë xhiro deri në fund të kampionatit.

Nëse nuk e mbron titullin, Dinamo nuk do të mund të luajë në Champions League vitin e ardhshëm, gjë që do të jetë një goditje e madhe për buxhetin e klubit.

Zyrtarisht, buxheti i Dinamos për këtë vit është 67 milionë euro, ndërsa të ardhurat nga garat e UEFA-s mendohej të ishin rreth 24 milionë euro. Pa Ligën e Kampionëve, kjo shumë do të jetë dukshëm më e ulët.

Në 14 ndeshje me Dynamon, Cannavaro fitoi shtatë herë dhe pati pesë humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *