August 2026
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
August 15, 2026

Bruno Fernandes shpallet lojtari i muajit në Premier League, për herë të parë që nga viti 2020

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, është shpallur zyrtarisht Lojtari i Muajit Mars në Premier League.

Kjo është hera e pestë që portugezi fiton këtë çmim në karrierën e tij, duke u barazuar me legjendat e klubit si Wayne Rooney dhe Robin van Persie. Megjithatë, kjo është hera e parë që nga dhjetori i vitit 2020 që ai merr këtë njohje.

Gjatë muajit mars, Bruno mungoi vetëm në një ndeshje. Ai ishte vendimtar në fitoren ndaj Real Sociedad në Ligën e Evropës, ku realizoi një hat-trick. Në Premier League, ai shënoi gola kundër Fulham, Arsenal dhe Leicester City, duke kontribuar gjithashtu me dy asistime.

Pavarësisht formës së tij të mirë, Manchester United ndodhet aktualisht në vendin e 13-të në tabelë, me 37 pikë të grumbulluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *