Al Nassr e do edhe Eden Hazardin

Klubi saudit Al Nassr, i cili së fundmi solli Cristiano Ronaldon, kërkon edhe Eden Hazard, lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Real Madridit.

Përfaqësuesi belg nuk është në formë të mirë, ose më saktë nuk është në formë që kur mbërriti në Madrid nga Chelsea për 115 milionë euro.

Prandaj, një nga lëvizjet logjike për të do të ishte një transferim në Arabinë Saudite. Aty do të takohet me trajnerin Rudy Garcia, të cilin e njeh që nga Lille, ku të dy u bënë të famshëm.

Hazard është 32 vjeç dhe këtë sezon ka luajtur 13 ndeshje për Realin. Ai shënoi një gol dhe asistoi një herë. Sipas “Transfermark” sot vlen shtatë milionë e gjysmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *