May 19, 2025

Ademi ndoqi nga afër takimin Drita – Gjilani: Uroj që ky derbi së shpejti të zhvillohet në stadiumin e qytetit

Drita fitoi me rezultat bindës 4:0 derbin ndaj Gjilanit në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

E nga afër këtë ndeshje e ndoqi edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili tha se qëndroi në stadium për ta parë derbin e madh kosovar, e që sipas tij elita e futbollit të Kosovës e ka kënaqësinë që ka një derbi të tillë.

“Uroj që sa më shpejt ky derbi të zhvillohet në stadiumin e qytetit, nën brohorimat e Intelektualëve dhe Skifterave! Këtë e meritojnë të dyja ekipet dhe tifozeritë, por edhe qytetarët gjilanas”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *