Dardha pikë nën dardhë; Djali i David Beckham nënshkruan për klubin e Ligës Premiere

Një nga djemtë e David Beckham, Romeo është emër i ri në Premier League, pasi ka nënshkruar me klubin Brentford.
Brentford ka konfirmuar transferimin e Romeos, i cili vjen në këtë klub si lojtar i huazuar.
Në deklaratë thuhet se Romeo vjen nga skuadra e Inter Miami dhe fillimisht do të luajë për ekipin e dytë.
Një transferim i tillë është një surprizë dhe shumë njerëz besojnë se kjo është vetëm çështje marketingu për klubin, duke ditur se kush është babai i tij.
Romeo ka luajtur edhe në Inter Miami në moshën 20-vjeçare por vetëm në ekipin e dytë, ndaj mbetet të shohim nëse ka kualitete për të qëndruar gjatë në Premier League.